Prishtina feston titullin e kampionit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina si vendas mposhtet me rezultat 5:2 nga Ballkani i Therandës, në takimin e javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës (36-të).
Ballkani fiton por janë tre pikë të pavlefshme për faktin se mbeten jashtë garave të Evropës, ndërsa Prishtina për herë të parë do të garojë në parakualifikueset për Champions League.
Për Prishtinën shënuan B. Krasniqi (27'), E. Krasniqi (36') dhe për Ballkanin Daku (1' e 15'), Hoxha (70' e 77'), Baftiu (89’).
Prishtina përfundon në vend të parë me 78 pikë dhe ka katër më shumë se Ballkani në pozitën tretë.