Drita në Evropë, Arbëria dhe Besa bien nga elita

Futboll

Drita në Evropë, Arbëria dhe Besa bien nga elita

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:53
Drita në Evropë, Arbëria dhe Besa bien nga elita

Drita nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në takimin që u zhvillua në Gjilan.   

Në minutën e 18-të, Festim Alidema dhe në atë të 86-tën, Ardian Limani me kokë shënojnë për fitoren e Dritës.

Drita përfundon në vend të dytë me 76 pikë dhe Arbëria bie në pozitën e nëntë me 40 sosh, duke humb statusin elitës së futbollit të Kosovës. 

Besa triumfon me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit. 

Besa e Peja është në fund të renditjes me 15 pikë dhe së bashku me Arbërinë bien nga liga, Gjilan zë vendin e katërt me 48 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat