Trepça ’89 ka fituar tre pikë të peshës së madhe dhe e siguron play-aut-in në elitën e futbollit të Kosovës.
Trepça ’89 e mposhti me rezultat 2:1 Drenicën.
Drenica përfundoi në vend të gjashtë me 42 pikë, ndërsa Trepça '89 në të tetin me 42 sosh dhe mbetet në play-aut.
Llapi nga Podujeva në ‘Zahir Pajaziti’ barazoi 1:1 me Feronikelin nga Drenasi.
Feronikeli përfundon në vend të shtatë me 42 pikë dhe mbetet në ligë dhe Llapi në pozitën e pestë me 43 sosh. Llapi është fitues i Kupës së Kosovës dhe do të garojë në Conference League.