Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e kampionatit të 82- të të Kategorisë Superiore, enigmë mbetet fakti se në cilin stadium do të ngrihet kupa e kampionatit.
Matematikisht janë tre ndeshje në lojë për të përcaktuar titullin, Teuta-Apolonia, Vllaznia-Laçi dhe Bylisi-Partizani. Në këto kushte i bie që FSHF të ketë një helikopter në dispozicion për të nisur direkt trofeun.
Bashkë me Kupën mund të udhëtojë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në mënyrë që të mos keqinterpretohet prezenca e tij para fillimit të njërës nga këto tre ndeshje.
Pra, enigmat për ceremoninë finale mund të mbajnë në ajër trofeun dhe presidentin e federatës.