Ballkani nga Theranda as kampion as në Evropë, ka golashënuesin më të mirë në Kosovë.
Ai është Mirlind Daku, që ka realizuar gjithsej 31 gola dhe ka 19 më shumë se vendi i dytë, braziliani Marclei i Arbërisë.
Daku tregoi formën më të mirë, por me skuadrën e tij nuk fituan asnjë trofe.
Megjithatë Daku është shënuesi më i mirë, duke lënë pas Marclein (12), Marko Simonovskin e Feronikelit (11), Besnik Krasniqin dhe Oto John të Prishtinës (10) etj.