Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është i bindur se ka ekip për ta mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e barazhit, që pritet të luhet të shtunën e ardhshme nga ora 15:00.
Trepça ’89 e siguroi ndeshjen e barazhit falë fitores së arritur të dielën në “Riza Lushta” në Mitrovicë kundër Drenicës 2:1 dhe disfatën që Arbëria e pësoi nga Drita e Gjilanit.
“Kemi mundur edhe më shumë të fitojmë nga sezoni i rregullt, por kjo është bukuria e futbollit. Jam i kënaqur me futbollistët, angazhimin dhe dëshirën e tyre gjatë gjithë sezonit”.
“Na pret një ndeshje e vështirë në barazh kundër Dukagjinit, të cilët i kam përcjellë si për Kupë ashtu edhe për barazhin që e patën kundër Flamurtarit”.
“Unë kam besim në lojtarët e mi dhe Trepça ’89 meriton të jetë pjesë e Superligës”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes.