Ismet Begolli i ka shprehur ngushëllime familjes së Mehmet Fetahut për vdekjen e tij.
Ish-trajneri i shumë skuadrave në Kosovë ka ndërruar jetë të dielën e sotme.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, teksa Mehmeti i njohur si “Meksa” do të mbahet mend gjithmonë nga futbolldashësit dhe jo vetëm.
Me rastin e vdekjes së tij, një nga donatorët më të mëdhenj në futbollin tonë dhe FC Prishtinës, Ismet Begolli, përmes "Zeri.info" i ka shprehur ngushëllime familjes Fetahu.
“Humbja e Mehmet Fetahut është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe gjithë komunitetin e sportit. Ai ia ka kushtuar tërë jetën futbollit dhe sigurisht se do t’i mungojë të gjithëve. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Fetahu, miqëve dhe gjithë komunitetit sportiv” – ka thënë Ismet Begolli.