Kur Interi ngre titullin kampion në qiellin e Milanos!
Pritja për tifozët zikaltër merr fund, Interi ngre titullin në qiellin e Milanos, pas plot 11 viteve, i cili është i 19-ti në histori të klubit.
Pas një sezoni të shkëlqyer, skuadra e Kontes ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar titullin kampion.
Pasi u shpallën kampionë matematikisht para pak kohësh, ditën e sotme, zikaltrit kanë ngritur titullin në “Xhuzepe Meaca”.
Kapiteni Samir Handanoviç ka marrë në duart e tij trofeun dhe ka festuar me pjesën tjetër të skuadrës në qendër të stadiumit.