Manchester City feston titullin me fitore të thellë 

Futboll

Manchester City feston titullin me fitore të thellë 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:52
Manchester City feston titullin me fitore të thellë 

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së fundit të Premier League në futboll. City e feston titullin e kampionit me fitore të thellë. 

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiolës treguan lojë të madhe në mbyllje të edicionit 2020-2021.  

Golat i shënuan De Bruyne (11'), Gabriel Jesus (14'), Foden (53') e Aguero (71' e 77’).

Në minutën e 36-të, Sigurdsson i Evertonit, dështon nga penalltia.

Manchester City është kampion me 86 pikë, ndërsa Everton përfundon në vend të dhjetë me 59 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat