Shqiptari me Leeds Utd e mbyllin me fitore! Ja kush bie nga liga

Futboll

Shqiptari me Leeds Utd e mbyllin me fitore! Ja kush bie nga liga

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:56
Shqiptari me Leeds Utd e mbyllin me fitore! Ja kush bie nga liga

Leeds Utd e mbylli me fitore edicionin 2020-2021 në Premier League. 

Ata si vendas shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër West Bromwich-it. 

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, u paraqit standard dhe dha maksimumin për Leeds Utd.

Golat u shënuan për Leeds Utd nga Rodrigo (17') e Phillips (42'), Bamford (78’-nga penalltia) dhe për Brightonin  Robson-Kanu (90’).

Leeds e mbylli në vend të nëntë me 49 pikë, ndërsa West Bromwich i 19-ti me 26 sosh. West Bromwich, Fulham dhe Sheffield Utd bien nga liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat