Skuadra e Leicester Cityt dhe Tottenham-it, treguan lojë të mirë në kuadër të javës së fundit të Premier League.
Tottenham fiton në frymën e fundit me rezultat 4:2 në konak të Leicesterit.
Për Leicester Cityn shënuan Vardy (18' e 52') dhe për Tottenhamin Kane (41') e portieri Schmeichel (76'-autogol), Bale (87’ e 90+6’).
Futbollisti Gareth Bale është autor i golave të fitores.
Leicester zë vendin e pestë me 66 pikë dhe Tottenham mbetet jashtë garave evropiane, renditet në pozitën e shtatë me 62-sosh.