Skuadra e Dritës ka arritur që edhe këtë sezon ta siguroj plasmanin në garat evropiane.
Gjilanasit kanë përfunduar në vendin e dytë me 74 pikë, dy me pak se Prishtina që u shpall kampione.
Drita fillimisht do të luaj në Conference League, ndërsa me pas nëse arrinë ta fitoj atë turne do të paraqitet në parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Pas këtij suksesi të ‘bardhekaltërve’, klubi i Llapit i ka uruar ata dhe i ka dëshiruar suksese në garat evropiane.
"Telegram urimi për FC Drita
Urime kryesisë, stafit dhe futbollistëve të FC Drita për plasmanin në gara ndërkombëtare nga vendi i dytë i renditjes tabelare.
Shumë suksese për klubin dhe tifozët 'Intelektualët'
Ju priftë e mbara në Evropë!", uron kryesia e KF Llapi, presidenti z. Beqir Batatina.