Grupi i tifozëve “Plisat” ka nisur festën në kryeqytet, pasi klubi i futbollit Prishtina u shpall kampion i Kosovës.
“Plisat” kishin paralajmëruar për organizimin e kësaj feste, ndërsa ditë më parë kanë bërë edhe vendosjen e flamujve.
Në ndeshjen e fundit për këtë sezon, “bardhekaltrit” pësuan disfatë si vendas ndaj Ballkanit me rezultat të thellë 5-2.
Prishtina në këtë sezon grumbulloi gjithsej 78 pikë, nga 24 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje. Kryeqytetasit fituan titullin pas tetë vjetësh.