Juventusi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Bologna-s vendas, në takimin e javës së fundit të Serie A.
Alvaro Morata tregoi formë të mirë, duke realizuar dy gola për fitoren e thellë.
Golat për Juven i realizuan Chiesa (6'), Morata (29' e 47’), Rabiot (45') dhe për Bolognan Orsolini (86’).
Juventusi renditet në pozitën e katërt me 78 pikë dhe Bologna në të 12-tën me 41 sosh. Juve në Champions League.
Interi është kampion me 91 pikë, nga liga largohen Benevento, Crotone dhe Parma.