Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, realizoi për Napolin dhe barazuan 1:1 me Veronën, në takimin e javës së 38-të të Serie A (e fundit).
Rrahmani shënoi në minutën e 60-të. Ai nga afërsia me goditje të fortë tund portën e mysafirëve. Në minutën e 69-të, Faraoni barazon shifrat.
Rrahmani dhe Elseid Hysaj u paraqitën titullarë për Napolin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 72-të.
Napoli tronditet, mbetet jashtë Championsit dhe duhet të luajnë në Conference League.
Napoli zë vendin e pestë me 77 pikë dhe Verona është e dhjeta me 45 sosh.