Vllaznia kampione e Shqipërisë

Futboll

Vllaznia kampione e Shqipërisë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:23
Vllaznia kampione e Shqipërisë

KFF Vllaznia nga Shkodra është zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për sezonin futbollistik 2020-2021. Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin në kuotën e 66 pikëve pas 22 javëve të zhvilluara, duke shfaqur një dominim absolut ndaj të gjithë rivaleve, me 160 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar.

Me titullin kampion të siguruar 4 javë përpara mbylljes së rregullt të kampionatit, shkodranet luajtën javën e fundit ndaj Juban Danjës në derbin e Shkodrës, duke triumfuar me rezultatin 5-2 falë golave të shënuar nga Doçi, Bajramaj, Franja, Gjini, Zarka dhe Maliqi në një “Loro Boriçi” të përgatitur për festë.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të ndeshjes ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Fatbardh Jera, ai që i dorëzoi trofeun e tetë rradhazi Vllaznisë.

Sezoni i rregullt i futbollit të femrave do të mbyllet javën e ardhshme, në datë 27 maj, kur do të zhvillohet dhe finalja e Kupës së Shqipërisë, me vajzat kuqeblu që do të kenë përballë Apoloninë e Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat