Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte tejet emocional në ndeshjen e lamtumirës së Kun Agueros.
Aguero shënoi dy gola kundër Evertonit për ta përmbyllur karrierën e tij 10 vjeçarë në Mancheser City dhe për tu ranguar si golashënuesi i katërt në histori të Premierligës.
Sulmuesi argjentinas sipas lajmeve nga Spanja dhe Anglia do të bashkohet me Barcelonën.
Por këtë e konfirmoi edhe Pep Guardiola. Ai duke folur pas ndeshjes zbuloi të ardhmen e Agueros.
“Ndoshta po them një sekret të vogël, ai është afër të arrijë marrëveshje me klubin tim të zemrës, me Barcelonën dhe të luajë me Lionel Messin”, tha Guardola.
“Shpresoj që ai ta shijojë lojën me lojtarin më të mirë në botë dhe ta bëjë Barcelonën më të fortë në fushë”, përfundoi Pep Guardiola.
Pep Guardiola says Sergio Aguero is close to agreeing a deal with "the club of my heart".#MOTD pic.twitter.com/4DeDPFVE3H
— Match of the Day (@BBCMOTD) May 23, 2021