Besa e Pejës bie nga Superliga, vjen reagimi nga Donart Sheqerolli

Futboll

Besa e Pejës bie nga Superliga, vjen reagimi nga Donart Sheqerolli

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:17
Donart Sheqerolli

Besa e Pejës e ka humbur statusin e skuadrës elitare në futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Peja ka rënë nga Superliga, ku këtë edicion ka tubuar vetëm 12 pikë nga 36 ndeshje.

Futbollisti i Besës së Pejës, Donart Sheqerolli ka kërkuar falje nga tifozët pejan, kryesia e klubit për këtë situatë.

Postimi i plotë i Sheqerollit në “Facebook”:

“Arsyetime nuk ka. Kerkim falje po!
 

Kerkim falje per dashamiret e futbollit Pejan, tifozet e KF Beses, presidentit te KF Beses Ylli Kullashi. Falenderime te medha per besimin qe stafi i trenereve dhe bashkelojtaret kishin ndaj meje si kapiten i ketij klubi te madh“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat