Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte do të luajë për Spanjën.
Kombëtarja e Spanjës sapo ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Befasi është ftesa e Aymeric Laporte i cili vetëm para pak ditësh u pajis me nënshtetësinë spanjolle.
Laporte, i cili kishte reprezentuar Francën deri në U-21, nuk ishte ftuar nga Deschamps asnjëhrë në Kombëtare.
Tani ai është emëruar në mes të 26 lojtarëve të ftuar nga Enrique.