Sulmuesi Wilfred Zaha do largohet nga Crystal Palace gjatë verës.
Afrikani është i lidhur me kalimin te një klub i madh dhe thuhet se e ardhmja do jetë në Londër.
Sipas TodoFichajes, Arsenal është duke negociuar me klubin për shërbimet e sulmuesit.
“Topçinjtë” në verë pritet të shesin Lacazette ose Aubameyang për të nënshkruar me Zahan.
Sulmuesi ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2023 dhe Crystal Palace thuhet se kërkon 50 milionë euro.
Pos tij, Arsenal është duke punuar edhe që ta mbajë në skuadër mesfushorin Martin Odegaard.