Futbollisti i Arbërisë, Almir Kryeziu me anë të një postimi i ka kërkuar falje tifozëve të klubit nga Lipjani pas rënies nga Superliga.
Kryeziu u shprehë se ai me bashkëlojtar kanë dhënë maksimumin por sipas tij, nganjëherë nuk mjafton vetëm vullneti dhe dëshira e madhe.
Ai tha se Arbëria dhe tifozët e klubit do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.
Postimi i plotë:
Te dashur tifoz dhe fansa te Arberise kudo qe jeni.
Dua qe permes ketij shkrimi fillimisht te shprehe gjithe mirnjohjen time dhe dashurine qe kam per ju. Prej dites se pare qe u bashkova me pritet me aq dashamiresi sa nuk do ta harroj asnjehere ne jete.
Avantura ne superlige mbaroje dje me humbjen tone ne ndeshjen me Driten. Gjate ketij rrugetimi kaluam ne shume sfida se bashku.
Deshira jone e vetme ishte qe prap se bashku te rrinim ne lige, por nuk i’a dolem. Nuk mundem ta pershkruaj se sa i merzitur ndjehem, jo per veten por per ju. Uroj qe tmos ju kam zhgenjyer. Une dhe shoket e mi dham maximumin, luftuam deri ne minutat e fundit. Por nganjehere nukmjafton vetem vullneti dhe deshira e madhe.
Te dashur tifoza, ju kerkoje pafundesisht falje, dhe ndjehem ne faj per ju.Ju premtoj nje gje, se gjithmone ne cdo lloje forme do te jem per ju kudo.
Pa asnje dyshim klubi i Arberise dhe ju do mbeteni gjithe jetenmbrenda zemres time. Mirmjohje per secilin nga ju.
I juaji Almir Kryeziu