Mungesa e Sergio Ramos është tema kryesore në ekipin kombëtar spanjoll.
Luis Enrique madje që nuk ka thirrur asnjë lojtar të Real Madrid për “Euro 2020”.
Trajneri i Spanjës ka thënë se nëse Carvajal dhe Ramos do të ishin në gjendje të luanin ata do të ishin në listën e kombëtares së Spanjës.
“Nëse Ramos dhe Carvajal mund të luanin ata do të ishin në listë. Unë e kuptoj që secili klub dëshiron që lojtarët e tyre të grumbullohen, por nganjëherë ata gjithashtu kërkojnë që të mos vijnë për shkak të orarit të ngjeshur. Në këtë rast, ata nuk vijnë për shkak të lëndimeve”, tha Enrique.