Sulmuesi i kombëtares ruse dhe kapiteni i Zenit, Artem Dzyuba, është gjithmonë ekstravagant, por këtë herë duket se e ka tepruar pak.
Igor Diveev, shoku i kombëtares e ka krahasuar me Lukaku-n. “Rusia ka Lukak-n e saj”, ka thënë Diveev. “Është Dzyuba. Artem, e krahason veten me Lukaku-n?”.
Kjo ka qenë përgjigjja e 32-vjeçarit të Zenit-it:
“E provoj në çdo mënyrë të mundshme. Kërkoj të nxihem pak për të qenë si ai. Jam plotësisht i përqendruar te kjo detyrë”, ka thënë duke bërë shaka sulmuesi i kombëtares ruse, siç ka bërë të ditur Sport24.de.
Kombëtaret e Rusisë dhe Belgjikës do të sfidohen më 12 qershor në Shën Petërburg në javën e parë të fazës me grupe të Europianit. Dzyuba do të ketë mundësinë të bëjë një fotografi me sulmuesin e Inter-it me atë rast.