Koliçi dhe Progni vazhdojnë kontratat me Gjilanin

Futboll

Koliçi dhe Progni vazhdojnë kontratat me Gjilanin

Më: 24 maj 2021 Në ora: 21:46
Enea Koliçi dhe Gerhard Progni

Klubi i Gjilanit ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave të dy futbollistëve, Enea Koliçi dhe Gerhard Progni.

Në njoftim thuhet se Koliçi do ta vazhdojë qëndrimin te klubi aktual edhe për dy sezone të tjera, gjegjësisht deri në vitin 2023.

Në bazë të marrëveshjes së re, Progni do të jetë pjesë e këtij klubi edhe në edicionin e ri, 2021/2022.

“Klubi i ka falënderuar dy lojtarët për besimin dhe u ka uruar sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur.

Sezonin 2020/2021, Gjilani e përfundoi në vend të katërt në renditje, me 48 pikë të arkëtuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat