Dilema në vlerësimin e Berat Gjimshitit nga mediat italiane.
Nota e tij vërtitet mes 5.5 dhe 6 për shkak se shqiptari nuk shkëlqeu si zakonisht me Atalatën e tij.
Sipas “Sportmediaset”, 28-vjeçari i lindur në Zyrih meritoi notën 5.5 me motivimin:
“Ndër më të freskëtit në ekip, pasi në finalen e Kupës nuk ishte titullar, por energjitë e tij nuk i shfrytëzon si duhet. Goditja me kokë mund të kishte ndryshuar rrjedhën e garës”.
Për “tuttomercatoweb” gjysmë note më tepër. “Teksa Toloi dhe Romero bëjnë garë se kush shkakton më shumë faulle, Gjimshit duket i vetmi që i ka idetë e qarta. Në anët e tij Atalanta nuk vuan fare”, shkruante portali i njohur italian.