Antonio Conte do të duhej të takonte sot presidentin e Interit, Steven Zhang, por sipas Sky Sports mbledhja do të mbahet ditët në vijim.
Interi fitoi Serie A pas 11 viteve në sezonin e dytë të Contes si trajner.
Kontrata e italianit skadon në vitin 2022, por sipas disa raporteve në Itali, ai mund të largohet nëse nuk i jepet garanci për të ardhmen.
Sipas Sky Sports, mbledhja ishte planifikuar të mbahej sot, por nuk ndodhi.
Steven Zhang dhe drejtorët e Interit arritën në klub, por Conte nuk u paraqit.
Conte dëshiron të vazhdojë me Interin, por beson se lojtarët kryesorë nuk duhet të largohen.