Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka zbuluar transferimin e parë të Liverpoolit.
Sipas Romanos, mbrojtësi i Leipzig, Ibrahima Konate do të transferohet në Liverpool këtë verë.
Klauzola në kontratën e Konates do të jetë çelësi i kësaj marrëveshje. Francezi dëshiron vetëm transferim tek Liverpool.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Me transferimin e Konates, blerja permanente e Ozan Kabakit nuk pritet të ndodhë edhe pse nuk është marr ende një vendim në lidhje me këtë.