Luka Jovic la Real Madrid në merkaton e janarit, duke u rikthyer aty ku shkëlqeu dhe u fut në arenën e madhe të futbollit, Eintracht Frankfurt.
Aventura në Gjermani për Jovic nisi shumë vrullshëm dhe arriti të shënojë që në ndeshjet e para rregullisht, por dalëngadalë u fik dhe u rikthye në paraqitjet e përgjumura.
Sulmuesi luajti në 18 ndeshje me Eintracht në rikthimin në klub dhe shënoi 4 gola e dhuroi 2 asiste.
Paraqitjet e dobëta nuk e kanë bindur aspak Eintracht dhe ta bëjnë klubin të negociojë blerjen e tij.