Erling Haaland ka qenë protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Borussia Dortmund.
Norvegjezi ka realizuar 41 gola në 41 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet, por nuk është akoma i kënaqur.
Me një postim frymëzues në Twitter, sulmuesi ka paralajmëruar të gjithë mbrojtësit që do të kenë fatin e keq të përballen me të.
“Jam i lumtur që kam shënuar 41 gola, por puna nuk ndalon tani. Mos lini kurrë që suksesi të pengojë rritjen. Kur një objektiv është i arritur, lufto që të bësh akoma më mirë”, ka shkruar Erling.
“Këtë verë do të punoj shumë për të shkuar përpara. Nëse ia dal unë, mund t’ia dalësh edhe ti!”.