Skuadra e Prishtinës në futboll ka fituar titullin kampion në Kosovë.
Pas triumfit në këtë sezon, FC Prishtina do të luajë në para kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futboll.
Prishtina tashmë ka filluar të mendojë për përforcimet dhe largimet që do të bëhen për ndeshjet në Evropë si dhe për stinorin e ardhshëm të kampionatit elitar në futboll në Kosovë.
GazetaBlic mëson se një nga lojtarët që pritet të largohet nga FC Prishtina është edhe mbrojtësi Gentjan Muça.
Klubi i Prishtinës e transferoi Muçën nga Tirana në afatin e verës së kaluar.
Në këtë stinor, Muça ka luajtur në 10 takime me Prishtinën, ku ka shënuar dy gola.