Real Madrid ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me legjendën e klubit, Luka Modric, edhe për një sezon tjetër bashkëpunimi.
Klubi madrilen ka njoftuar se mesfushori kroat ka zgjatur kontratën me Real Madridin.
Ylli kroat ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2022.
Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së Zinedine Zidane viteve të kaluara.
Madje, ai e ka fituar edhe “Topin e Artë” me Real Madridin.
Pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, Modric do të mbetet te Real Madridi, të paktën edhe për një edicion.