Joachim Low do të pasohet nga Hansi Flick në postin e trajnerit te Kombëtares së Gjermanisë.
Tashmë është zyrtare që ish-trajner i Bayernit të Munichut do ta marrë drejtimin e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian Euro 2020.
Flick ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Gjermaninë.
Ai ishte lidhur edhe me postin e trajnerit te Barcelonës dhe disa skuadrave të tjera por që nuk i mori në konsideratë pasi ishte pajtuar që ta drejtojë kombëtaren gjermane.