Chelsea ka edhe një ndeshje tejet të rëndësishme për të luajtur, siç është ajo e finales së Ligës së Kampionëve, të shtunën ndaj Manchester Cityt. Megjithatë, blutë kanë nisur nga planet e sezonit të ardhshëm, teksa me këmbëngulje do të kërkojnë të transferojnë një sulmues.
Këtë e shpreson edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili së fundmi thekson se Zhorzhinjo nuk mund të jetë golashënuesi i ekipit.
“Të gjithë e duan Harry Kane, por duhet të jemi shumë të qartë se ai është një lojtar i Totenhem.
Ka një kontratë dhe nuk mund të bëjmë komente që tregojnë mungesë respekti. Nuk dua të flas.
Por, nuk duam që Zhorzhinjo të jetë golashënuesi i jonë. Ai meriton të gjithë komplimentat e botës, por duhet të përmirësojmë numrat nënaspektin ofensiv”, u shpreh Tuchel.