Skuadra e Lirisë kishte synim të inkuadrohej në Superligë për edicionin e ardhshëm, por zhgënjeu në pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë dhe nuk e arriti qëllimin.
Pas përfundimit të sezonit kanë filluar reformat në klubet e ndryshme kosovare, ku janë bërë edhe largimet e para.
GazetaBlic mësojnë se katër lojtarë janë larguar tashmë nga klubi prizrenas.
Martin Kovachev, Borislav Baldzinski, Igor Fellipe dhe Omega Roberts nuk do të jenë pjesë e Lirisë në stinorin e ardhshëm.
FC Liria ka mbyllur sezonin në vendin e pestë në tabelë me vetëm 34 pikë të grumbulluara në grupin A të Ligës së Parë.