Ante Mishe dhe Ardian Kozniku pas mrekullisë në Kuvajt, sot vizituan ambasadorin kroat.
Mishe është kryetrajner i kampionit të ri të Kuvajtit, Al Arabi dhe Kozniku, ndihmëstrajner, u takon me Amir Muharemin dhe biseduan për shumëçka në lidhje me futbollin.
“Ishte kënaqësi që vizituam ambasadoren kroat në Kuvajt, mr. sc. Amir Muharemi”, ka shkruar Kozniku në profilin e tij në facebook.
Mishe dhe Kozniku janë shumë të vlerësuar në Kuvajt dhe raportohet se kanë edhe oferta të shumta nga klubet arabe.