Futbollisti Besmir Bojku, nuk është më pjesë e Feronikelit nga Drenasi. Pas dy viteve të plota, mesfushori strugan ka njoftuar ndarjen përmes rrjetit social Facebook.
Bojku ka falënderuar klubin, presidentin Rama, kryetarin e komunës së Drenasit,Ramiz Ladrovci dhe tifozët “Tigrat e Zi”, për mbështetjen që i kanë dhënë.
Ja postimi i plotë:
Faleminderit Feronikel
Faleminderit te gjithëve per keto 2vite sa i kaluam se bashku, si momentet e mira dhe ato te pak sa të veshtira, asnje ndarje nuk eshte e lehte.
Se bashku me klubin perjetuam edhe emocionet e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës, momente që çdo futbollist i ënderron.
Nuk mundem pa i pershendet edhe Presidentin e klubit z. Naser Ramaj dhe Kryetarin e Komunes së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci që gjithmone ishte së bashku me tifogrupin “Tigrat e Zi” duke na mbeshtetur si nga tribunat ashtu dhe jashte stadiumit.