Barcelona ka hedhur sytë kah Lisandro Martinez.
Sipas Calcio Mercato, Barcelona është seriozisht e interesuar për 23-vjeçarin.
Problemi i vetëm janë paratë, pasi Ajaxi kërkon të paktën 25 milionë euro.
Martinez ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin sezonin 2020/21, ka shënuar tre gola dhe ka kontratë deri më 2023.
Barça dëshiron të ndërtojë skuadër për të ardhmen dhe ardhja tjetër e kryer pothuajse në mbrojtje do të jetë Eric Garcia falas nga Manchester City.