Mikel Arteta i është shtuar listës së trajnerëve kandidatë për stolin e Barcelonës. Ende nuk është e sigurt e ardhmja e Ronald Koemanit, por klubi po mendon disa alternativa që i përshtaten stilit.
Hansi Flik i refuzoi katalanasit sepse është i prirur që të ulet në stolin e kombëtares gjermane.
Ksavi Hernandez është një tjetër emër që i pëlqen presidentit Laporta, por ai ende nuk ka vendosur.
Klajvert gjithashtu është nën vëzhgim, por së fundmi edhe Arteta mund të jetë alternativë. Stili i futbollit të tij me qarkullimin e topit është ai që i përshtatet më së shumti Barcelonës dhe kjo është një armë e fortë për të. Megjithatë, rezultatet tek Arsenali nuk kanë qenë të jashtëzakonshme.