Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, sot synon mbijetesën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Renova në barazh ndeshet me Ohrin, e cila skuadër përfundoi në vend të dytë në grupin e perëndimit të Ligës së Dytë.
“Në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup, nga ora 16:00 do të ndeshen Sileksi dhe Tikveshi, ndërsa Renova në të njëjtën kohë në stadiumin e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’, do të përballet me Ohrin.
"Ohri po pret që një kohë të gjatë për t'u kthyer në ligën e parë. Kjo është një mundësi e mirë për ne.
Gjithçka është e hapur, përmes 90 minutave natyrisht gjithçka është e mundur, kështu që ne do të përpiqemi të realizojmë qëllimin tonë" - tha para kësaj sfide trajneri i Ohrit, Dragan Boceski.