Teksa të gjitha mediat italiane e bën fakt të kryer, tekniku Serxhio Konseisao ka refuzuar të marrë drejtimin e Napolit.
Lajmi u bë i ditur nga “Sport Mediaset”, teksa mendohet se arsyeja kryesore ishte mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve i napoletanëve.
Teksa çdo gjë ishte bërë gati që nga kontrata deri tek prezantimi, Napolit i duhet të nisë punën për të gjetur teknikun e ri dhe për të zgjedhur të duhurin para një liste shumë të gjatë me emra si Spaleti, Inzagi dhe Juriç i Veronës.
Konseiaso bëri buje të madhe pasi eliminoi Juventusin nga 1/8 e Ligës së Kampionëve, duke marrë famë të madhe si trajner.