Ndeshja miqësore e Kombëtares së Spanjës ndaj Portugalisë në muajin tjetër do zhvillohet para 22 mijë e 590 tifozëve.
Ndeshja miqësore që do jetë parapërgatitje për Kampionatin Evropian do mbahet në “Wanda Metripolitano”, shtëpia e Atletico Madridit.
Tifozët nuk kanë qenë të pranishëm në ndeshje profesionale që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia nisi në Evropë.
Spanja do përballet me ‘fqinjët’ me 4 qershor, pastaj pas katër ditëve do zhvillojnë edhe një miqësore ndaj Lituanisë.
Këto dy ndeshje do jenë para përgatitëse për skuadrën e Luis Enrique.
Ndërkohë, Spanja është në grup me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë.