Milani ka nisur menjëherë nga puna për të forcuar ekipin që vitin tjetër të bëjë një paraqitje sa më dinjitozë në Champions, teksa blerja e parë e kuqezinjve do të jetë portieri francez, Majk Maignan.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i tifozëve të Milanit në rrjetet sociale të cilët janë lumturuar jo pak për blerjen e re të ekipi. Tifozët kanë dalë nga korniza e tyre duke shprehur dhe mllefin për Donarumën dhe agjentin e tij, Mino Raiola.
“Shpëtuam nga shushunja Raiola”, shkruan një tifoz në “Twitter”, ndërsa nuk mungon dhe krahasimi i Maignan me legjendën e Milanit, brazilianin Dida: “Majk më jep besim, i ngjan shumë Didës, kush e di sa do të rritet tek Milani”.
Por një reagim ka bërë dhe ish-ministri i brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i “djallit” të Milanos.
“Donaruma do të largohet? Fat të mbar për të dhe Raiolan, ne do ta kapërcejmë mungesën e tij. Dashuria për fanellën është më e madhe”, shkruan Salvini në “Twitter”.