Bylis-Partizani aty ku barazimi nuk vlen!

Futboll

Bylis-Partizani aty ku barazimi nuk vlen!

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:59
Bylis-Partizani aty ku barazimi nuk vlen!

Thonë që shpresa vdes e fundit dhe me këtë “moto” do të zbresin në fushë Bylis e Partizani në javën përmbyllëse të sezonit 2020-2021. Objektivat janë të ndryshëm, ballshiotët kërkojnë të evitojnë rënien e menjëhershme, ndërsa të kuqtë kanë ende një rreze të vogël drite në rrugën e titullit, shkruan shkruan supersporti.

Asgjë nuk varet nga Bylisi e Partizani, sepse mallkstriotët për të shkuar në play-out duhet që Kastrioti të ndalet ndaj Kukësit që tashmë duket se është më pushime prej ditësh, dhe natyrisht të fitojë ndeshjen me Partizanin, ndërkohë që demat për t’u shpallur kampion, duhet fillimisht të fitojnë ndaj Bylisit, dhe të shpresojnë në ndalesën e Teutës ndaj Apolonisë dhe të Vllaznisë ndaj Laçit, ekuacioni nuk është i thjeshtë, sepse duhet që dy skuadra të bllokohen në 90-minutëshin e fundit, megjithatë futbolli na ka mësuar edhe me tituj të fituar edhe kur askush nuk e pret.

Trajneri Ilir Daja ka disa mungesa kryesore në këtë transfertë, ku jashtë janë Broja e Belica të pezulluar dhe Stenio Junior e Jasir Asani të dëmtuar.

Në këtë mënyrë me 4 titullarë jashtë teknikut i duhet të improvizojë edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë. Në anën tjetër Dovedan i cili në sfidën ndaj Kastriotit la jashtë kapitenin Ymeralilaj po ashtu si dhe një nga më të mirët Edison Ndrecën, nuk ka Nebihun e pezulluar. Ymeralilaj me shumë gjasa sërish do të jetë në stol, teksa Ndreca mund të konsiderohet i larguar.

Do të provojmë deri në  fund deklaroi tekniku serbo-boshnjak, megjtihatë maksimumi në këtë ndeshje mund të mos jetë i mjaftueshëm për Bylisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat