Pishman

Futboll

Pishman

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:20
Pishman

Mauricio Poçetino është i hapur për një rikthim te Totenhemi pasi nuk është i lumtur në Paris, te PSG.

Ky është lajmi më i fundit që qarkullon në mediat britanike, të cilat theksojnë se edhe presidenti i Spurs, Levi është penduar që e shkarkoi argjentinasin për ta zëvendësuar me Murinjon.

Prej atij momenti, londinezët nuk kanë pasur të njëjtën ecuri dhe në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve.

Mbetet për t’u parë si do të përfundojnë negociatat me Poçetinon, teksa te Totenhem shpresojnë që nëse arrijnë rikthimin e trajnerit, t’ia dalin të bindin edhe Herri Kejn për të qëndruar.

Sulmuesi ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Poçetinon dhe mund të ndryshojë mendim, duke qenë se për momentin kërkon me ngulm të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat