Kërkon rritje page, sulmuesi i Bayernit tremb klubin. Ndryshon edhe agjent
Rinovimi i kontratës së Kingslei Comanit me Bajernin e Mynihut vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi.
Francezi ka kërkuar rritje page, diçka që është e pa pranueshme për klubin gjerman duke parë edhe vështirësitë ekonomike që skuadrat ndodhen për shkak të COVID-19.
Sipas “Sky”, lojtari ka larguar agjentët e tij të mëparshëm dhe do të përfaqësohet nga Pini Zahavi, agjenti i njohur izraelit që përfaqëson lojtarë të njohur përfshi këtu edhe David Alabën dhe Robert Levandovskin. Arsyeja?
Coman kërkon më shumë para dhe ndoshta një ndërrim skuadre. Kush mund ta bënte më mirë këtë gjë se Zahavi që mbahet ende mend për shkëmbimin 222 milionë eurosh të Nejmarit te Parisi.