Mbrojtësi i Juventusit, Matijs de Ligt është duke konsideruar të ardhmen në Torino dhe mund të jetë i hapur për kalimin te gjiganti spanjoll, Barcelona. Holandezi ka kaluar dy edicione te Juventus, ndërsa vazhdon të kërkohet me ngulm nga katalunasit.
Sipas “Catalunya Radio”, De Ligt nuk është shumë i rehatshëm në Itali dhe do ishte i hapur për transferimin te Barcelona.
“Catalunya Radio” raporton se De Ligt dëshiron të ribashkohet me ish bashkëlojtarin, Frenki de Jong. Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të mbrojtësit, marrëveshja do jetë mjaftë e vështirë që të arrihet.
Juventus e vlerëson kartonin e De Ligt në vlerë prej 67.5 milionë euro dhe duke marrë parasysh borxhet e Barcelonës, atëherë mundësia e vetme shihet shkëmbimi me ndonjë lojtarë.