Situata te Kukësi nuk ka qenë aspak e mirë ditët e fundit mes lojtarëve që kanë bojkotuar stërvitjen, pasi pretendojnë se kanë 4 rroga pa marrë. Ndërkohë që klubi nga ana tjetër thekson se ka pasur gjoba për shkak se lojtarët nuk kanë realizuar asnjë objektiv sezonal, ndonëse ekipi është ndërtuar me synime madhore për të fituar titullin dhe Kupën apo shkuar në Kupat e Europës.
Mirëpo lojtarët nuk kanë realizuar asnjë nga synimet madhore që kanë verilindorët. Si rrjedhojë ka pasur edhe ngritje nervash, madje Vesel Limaj në një moment sqarimi ka pasur edhe një sherr me djalin e presidentit të nderit Safet Gjici, aq sa situate ka agravuar dhe është dashur ndërhyrja e lojtarëve që të tjerë që situata të qetësohet.
Madje, nuk është hera e parë që Vesel Limaj ka pasur moment tensioni në skuadër, ka ndodhur edhe më parë që mesfushori të ketë pretendime, madje që nga sezoni i shkuar….
Limajt i përfundon kontrata dhe do të largohet, ndërkohë që kujtojmë që Vesel Limajë është larguar me probleme edhe nga Bylisi para katër sezoneve...