Gani Sejdiu tregon se a është në bisedime me ndonjë skuadër

Futboll

Gani Sejdiu tregon se a është në bisedime me ndonjë skuadër

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:40
Gani Sejdiu

Gani Sejdiu është njëri ndër trajnerët më të mirë.

Ai ka udhëhequr disa skuadra në Superligën e Kosovës në futboll, por tashmë së fundmi nuk ka qenë i angazhuar me ndonjë skuadër.

Sejdiu ka udhëhequr me parë Trepçën, Trepçën ’89, Vushtrrinë, Feronikelin, Ballkanin, Vëllaznimin si dhe Drenicën.

Ai tha se është në pritje të ofertave nga klubet dhe se natyrisht është i gatshëm që të punojë në krye të ndonje skuadre.

“Për momentin ende nuk jam kontaktuar nga asnjë skuadër. Jam duke pritur oferta, natyrisht nëse ka ndonjë ofertë serioze do ta shqyrtojë dhe jam i gatshëm për ta pranuar atë“, tha Sejdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat