Lorik Emini zyrtarisht do të jetë prezent për ndeshjet e Kosovës në qershor dhe këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram.
Emini ka ndarë një fotografi në ‘insta-story’ të tij, duke treguar se është i gatshëm për ndeshjet e Kosovës.
Emini është 21 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ku ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Luzernit.
Ai këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje për skuadrën e tij por nuk ka arritur të shënojë gol