Liverpool bën goditjen e parë

Futboll

Liverpool bën goditjen e parë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:58
Liverpool bën goditjen e parë

Pasi siguroi kualifikimin në Champions League, Liverpooli ka nisur të mendojë që tani për merkaton duke bërë goditjen e parë.

The Reds kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Old Trafford të mbrojtësit 22-vjeçar francez Ibrahima Konate. Liverpool do paguajë 35 milionë euro në arkat e Leipzig, sa është edhe klauzola e lirimit.

Marrëveshja është arritur para dy ditësh dhe me hapjen e merkatos, Konate do vishet i kuq.

Konate erdhi te Leipzig 4 vite më parë falas, pas mbylljes së kontratës me Sochaux në Francë. Konate ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat